Anëtari i Komisionit të Rithemelimit në Partinë Demokratike Edi Paloka komentoi në Radarin Informativ në ABC deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim në lidhje me kandidatët që sponsorizohen nga individë të shpallur non grata. Paloka u shpreh se Kim mbështet qeverinë ndërsa qëndrimet pro Bashës i përktheu po ashtu si mbështetje indirekte për kryeministrin Edi Rama.
Lexo edhe: “Zgjedhjet më të vështira”, Paloka: Pas 6 Marsit do kuptohet kush janë demokratët e vërtetë
“Mbështetja për Bashën është thjesht një mbështetje indirekte për Ramën. Duke mbështetur Bashën si kryetar opozite ambasadorja dhe Soros mbështesin direkt Ramën. Basha u duhet të jetë aty për të mbajtur në pushtet Ramën. Unë mendoj se gjithë kjo kohë, gjithë kjo periudhë organizimi i Kuvendit për Rithemelimin e kanë dhënë përgjigjen për këtë pikë. Ne e duam Amerikën jo si nocion jo si pozitë gjeografike. Kur merr pozicione të tilla shqiptarët i konceptojnë gjërat”, tha Paloka.
Ai tha se në çdo vend tjetër do kishte një reagim për deklaratën e ambasadores deri në shpalljen non grata të saj.
“Ne kemi kërkuar na jepni prova për këto që akuzon zoti Berisha. Ky është rasti i fundit kur shqiptarëve u thuhet votoni ato që themi ne jo ato që doni ju. Në poza dashurie me ta që të tregohen marrëdhëniet që ka me këtë qeveri. Si mund t’u thuash demokratëve mos votoni një njeri që e keni zgjedhur vetë. Çfarë iu thua shqiptarëve të votojnë kandidatët e Edi Ramës. I bëjmë thirrje të ruajë pozicionin e saj.
Dikur ajo shprehej se ka disa njerëz që përpiqen të prishin marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA por sot ajo jeni ju zonja ambasadore. Mos harrojmë janë demokratët ata që nga dita e parë e pluralizmit në Shqipëri janë shprehur se janë adhuruesit e SHBA. Një sjellje e një ambasadori të huaj në një vend tjetër nuk do kalonte pa reagim. Do kërkohej edhe shpallja non grata e ambasadorit. Ne jemi njerëzit më pro amerikanë të këtij vendi. Ajo që mund të ndodhë është se mund të krijohen pakënaqësira”, u shpreh ajo. /abcnews.al