Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 18 094 raste të reja me COVID.
Sa i përket shpërndarjes gjeografike shumica e rasteve të reja janë regjistruar në Atikë, 5890 raste në total ndjekur nga Selaniku me 1807 raste.
Mediat greke bëjnë me dije se kanë ndërruar jetë 88 pacientë të prekur nga ky virus.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen në intubim 460 pacientë. /abcnews.al