Kryeministri Rama inspekton disa shkolla në Lushnje dhe Fier

schedule21:18 - 24 Nëntor, 2017

schedule 21:18 - 24 Nëntor, 2017

Investimet për rikonstruksionin e disa shkollave, pritet të mundësojnë kushte më të mira mësimi, por edhe shfrytëzimin e tyre jashtë orarit te shkollës, si qendra komunitare. Kryeministri Rama inspektoi punimet në disa prej këtyre shkollave në Lushnje dhe Fier.

Disa shkolla ne Fier dhe ne Lushnje po i nënshtrohen një rikonstruksioni të plotë. Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në kompleksin arsimor në komunën Fier-Shegan, një kompleks që përfshin kopshtin, shkollën 9 vjeçare, shkollën e mesme dhe kënde sportive.
Në inspektimin e shkollave, kryeministri shoqërohej nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe përfaqësues politikë të zonave.

Ndërsa shpjegoi projektin, kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, tha se nga realizimi i tij Përfitojnë 277 nxënës të shkollës 9 vjeçare dhe 211 të shkollës së mesme. Do të ketë dhe murin rrethues, i cili bën ndarjen ndërmjet dy shkollave.

Ministrja e Arsimit Nikolla, tha se po rindërtohet në një mjedis të lënë djerrë. “Ka qënë kënetë, një pirg i madh me plehra dhe shkolla të amortizuara totalisht. Gjendje shumë të vështirë”.
Kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe tha se shkolla i vjen në ndihmë një komuniteti prej mbi 10 mijë banorëve.
Pjesë e inspektimit, ishin pesë shkolla, 9 vjeçare dhe të mesme që pritet t’u shërbejnë zonave jo vetëm për arsimimin e fëmijëve. Drejtues të shkollave dhe pushtetit lokal theksuan se me rikonstruksionin e tyre dhe këndeve sportive, shkollat do të mund të shfrytëzohen edhe si qendra komunitare, jashtë orarit të mesimit./abcnews.al

 

https://youtu.be/GgWwgGWfeJM

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!