Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Eglantina Gjermenin si ambasadore të Shqipërisë në pranë Misionit të OSBE.
“Zonja Eglantina Gjermeni emërohet në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, rezident”, thuhet në dekretin e kreut të shtetit.
Kujtojmë se Gjermeni ka mbajtur postin e ministres së Zhvillimit Urban dhe Turizmit në qeverinë Rama 1. /abcnews.al