Bashkimi Europian ka mbështetur përpjekjet për dialog mes Rusisë dhe SHBA-së. Bisedimet fillimisht u propozuan nga Franca pas telefonatave midis presidentit francez Emmanuel Macron dhe Vladimir Putin, sipas BBC
Ato kanë rënë dakord, megjithëse Shtëpia e Bardhë ka deklaurar se këto bisedime do të ndodhin vetëm nëse Rusia nuk pushton Ukrainën.
“Takimet e samiteve, në nivelin e liderëve, në nivelin e ministrave, çfarëdo formati, në çfarëdo lloj mënyre që të bisedoni dhe të uleni në tryezë dhe të përpiqeni të shmangni një luftë, janë shumë të nevojshme”, u tha gazetarëve shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
“Rruga diplomatike është mënyra e mirë për të zgjidhur krizën,” tha ai.
/abcnews.al