Opozita fiton zgjedhjet në Estoni

schedule14:08 - 4 Mars, 2019

schedule 14:08 - 4 Mars, 2019

Reformatorët kanë fituar zgjedhjet në Estoni, edhe pse për të krijuar qeverinë duhet të kërkojnë aleatë. Në këtë mënyrë vendi po përgatitet të ketë kryeministren e parë grua, Kaja Kallas.

Partia reformatore fiton zgjedhjet parlamentare në Estoni duke lënë pas partinë e qendrës që ishte në pushtet. EKRE, një parti nacionaliste dhe euroskeptike që shumë në Europë e shihnin me shqetësim, ka marrë nëj rezultat të madh, duke dyfishuar votat dhe duke iu afruar dy forcave të para në vend. Sipas  të dhënave përfundimtare, partia reformatore ka marrë 28,8%, Partia e qendrës 23% dhe EKRE il 17,8%. Reformatorët drejtohen nga ish eurodeputetja Kaja Kallas, e cila kishte pranuar të drejtonte partinë dhe të rikthehej në politikën kombëtare në dhjetor të 2018-ës. Në këtë mënyrë vendi pritet të ketë kryeministren e parë femër.

Por asnjë parti nuk ka marrë vota të mjaftueshme për të qeverisur e vetme, kështu që në ditët në vijim do të ketë negociata në përpjekje për të krijuar një ekzekutiv.partia reformatore mund të bashkojë forcat me socialdemokratët dhe konservatorët që kanë marrë respektivisht 9,8% e l’11,4%, duke propozuar në këtë mënyrë mazhorancën qeverisëse. Ose mund të krijohet një qeveri me bazë të gjerë me reformatorët dhe qendrën, të cilët historikisht kanë qenë rivalë. Partia reformatore ka bërë të qartë se nuk e konsideron EKRE një opsion. Partia euroskeptike ka marrë nga 7 në 12 vende në parlamentin me 101 deputetë. Ata që kanë humbur më shumë janë socialdemokratët të cilët nga 15 kanë dhjetë deputetë tashmë

Dy forcat politike kryesore të Estonisë, reformatorët dhe ata të qendrës, janë alternuar në qeveri që nga rënia e bashkimit sovjetik dhe në disa rrethana kanë krijuar dhe aleanca të përkohshme. Por të dyja janë ndarë gjithnjë nga cështje që lidhen me taksat, shpenzimet publike dhe deri tek marrëdhëniet me Rusinë.

EKRE është një parti anti emigracion dhe shumë euroskeptike, aq sa kërkon mbajtjen e një referendum përd aljen e vendit e nga Bashkimi Europian, por nuk është një parti filoruse dhe mbështet NATO-n. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!