Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Shpërthim me lëndë plasëse në lokalin e ish policit në Vlorë, dëme materiale (EMRI)

schedule07:53 - 2 Korrik, 2026

schedule 07:53 - 2 Korrik, 2026

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në një ambient lokali në qytetin e Vlorës, në pronësi të ish policit Granit Peci.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në lagjen “Pavarësia”, ku si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në ambientet e lokalit. Nga shpërthimi është dëmtuar edhe një automjet që ndodhej i parkuar pranë lokalit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e motiveve të vendosjes së lëndës plasëse. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!