Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Garancia sovrane, 50 milionë euro”/ Rama: Dyfishojmë financimet për të rinjtë që merren me start up

schedule08:21 - 2 Korrik, 2026

schedule 08:21 - 2 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama thotë se garancia sovrane do të shkojë në 50 milionë euro.

Në një bashkëbisedim me pensionistët, Rama u shpreh se do të dyfishohen financimet për të rinjtë që merren me start up.

“Rritja e ekonomisë na ka dhënë mundësi të rrisim garancinë sovrane, ta rrisim në 50 milionë euro. Dikush që ka hapur një biznes të vogël dhe i mungon baza financiare, nuk do jetë vetë, do i japim garanci dhe kredi me interes ndryshe nga kredia komerciale në banka. Do vendosim në dispozicion të bashkive, një numër autobusësh elektrik që nuk konsumojnë karburant, do jenë forcë e shtuar në një mjedis, ku janë shtuar turistët, por transporti publik ka mbetur mbrapa. Kemi dyfishuar financimin për të rinjtë që merren me start up”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!