Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“15 milionë euro për barnat e Onkologjikut”/ Rama: Të rrisim cilësinë e shërbimit në shëndetësi

schedule08:25 - 2 Korrik, 2026

schedule 08:25 - 2 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria do të vendosë në dispozicion 15 milionë euro për barnat onkologjike.

Në një bashkëbisedim me pensionistët, Rama tha se duhet të rritet cilësia e shërbimit në shëndetësi.

“Kemi vendosur 15 milionë euro vetëm për barnat onkologjike, do fuqizojnë kapacitetet e sistemit. Një sërë financimesh të tjera për shëndetësinë. Është domosdoshmëria e cilësisë së shërbimit, do e bëjmë me partneritete, nuk do e bëjmë vetë. Kemi një muaj që dëgjojmë çudira të mëdha. Nuk mendoj që Shqipëria dhe shqiptarët kanë uri për tjetër eksperiment social dhe ideologjik. Ne duhet të jemi të vendosur të rrisim kapacitetet tona për të konkurruar me të tjerët”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!