Sekuestrohet kompleksi në pronësi të Klement Balilit, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Policia ka bllokuar edhe apartamente e njësi shërbimi në pronësi të grupit Balili.
Forcat policore dhe prokurore shkuan në kompleksin “Santa Quaranta” në Sarandë për të zbatuar vendimin e sekuestros preventive.
Ky hotel luksi eshte pronë e Klement Balilit, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar narkotikesh. Kur u futën policët, në resort nuk ka ndodhej asnjë turist por vetëm familjarët e Balilit.
Në sekuestro preventive janë vënë dhe pronat e tjera të Balilit, ku përfshihen 36 apartamente e njësi shërbimi, me rreth 2.178 m2 sipërfaqe si dhe 28,690 m2 truall. Pronat dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale.
Këto pasuri të sekuestruara do të administrohen nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
Klement Balili kërkohet për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare dhe i dyshuar si personi që drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës në Ballkan drejt Europës.
Balili është një ndër emrat e botës së krimit i përmendur jo pak dhe nga ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, kur foli për katër klane kriminale dhe 20 familje mafioze që kontrollojnë operacionet kriminale në Shqipëri, mes të cilëve ishte dhe Klement Balili./abcnews.al
https://youtu.be/ZOUziql8vgo