Të shtunën, Rama ik….. me pushime, opozita e ka ditë pune, duhet të ndajë kush e ka sheshin e protestën.
Me vonesë, por jo për dembeli, po për strategji, doktori çoi Flamur Nokën, Agron Gjekmarkajn dhe Gaz Bardhin me pak militantë sërish në bulevard.
Në sheshin e dialogut, siç e ka pagëzuar Rama, demokratët u ulën në sofër.
Por dialogu ka dy kushte. E para, PD është e paftuar, si fizikisht dhe virtualisht. Dhe e dyta, nuk është sofër tropojane.
Ndaj dhe Noka, Gazi e Gjekmarkaj dialoguan në heshtje dhe pak virtualisht, ndoshta me doktorin. Duke e këshilluar ndoshta të mos shohë ABC News, i vetmi ekran që me dron nxori pamjet reale të modestisë opozitare të numrave të protestës.
Por tani sheshi flet ndryshe. Ka dhe doktori kushtet e tij për dialog.
Dhe nëse thërret “Berisha në burg”, gjuha është e njëjtë, si këto 35 vite, dhuna.
Por për momentin doktori ka fituar vetëm sheshin para Kryeministrisë. Para Ministrisë së Arsimit ka ende punë, Antifa e Arlind Qorit nuk dorëzohet lehtë.
Debati konstruktiv mes opozitave u spostua edhe te Ministria e Arsimit. Aty u shkëmbyen edhe urime familjare.
Në fund, protesta u mbyll pasdite te Kryeministria me zhurmë. Disa individë të dhunshëm sulmuan policinë me gurë dhe u shpërndanë menjëherë pasi u lagën me ujë./abcnews.al


