Vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Është shkruar e komentuar shumë për superyllin e momentit në NBA, Luka Doncic, e ndonjëherë duket pak si tepër, veçse talenti I madh nga Sllovenia e vjedh vetë qendrën e skenës.
Basketbollisti ballkanas realizoi 53 pikë në fitoren që Lejkërsat e arritën në shtëpi ndaj një rivali të fortë si Portlendi, me shifrat 124-118.
U desh I gjithë klasi I tij që “Liqenasit” të mos shpërdoronin 12 pikë epërsi që patën pranë fundit të ndeshjes.
Siç shkruajnë mediat në Shtetet e Bashkuara, Donçiç vazhdon ta çimentojë vendin në historinë e NBA-së.
Luka ka mbi 40 pikë në 4 ndeshje radhazi në ligë, duke u bërë I katërti lojtar në historinë e Lejkërsave me një arritje të tillë, duke u bashkuar me të ndjerin Kobi Brajant, dhe me yjet Elgin Bejlër e Xhorxh Majkën.
Slloveni bëhet I pari “liqenas” me katër ndeshje radhazi me të paktën 40 pikë, që kur e bëri Kobi Brajant nga 10 deri në 14 janar 2012, pra gati 15 vjet më parë.
Ai shtoi edhe 5 topa në tabela e pesë asistë, duke pasur 4 ndeshje radhazi me të paktën 40 pikë, 5 topa në tabela e 4 asistë, dhe duke qenë I dyti lojtar në historinë e NBA-së që ia del, pas Elgin Bejlërit.
Lejkërsat janë në krye të renditjes së Konferencës Perëndimore me 8 fitore e dy humbje, ndërsa Donçiç kryeson renditjen e shënuesve këtë sezon në basketbollin amerikan me 40.1 pikë për ndeshje, e padyshim synon titullin.


