Nëse keni blerë këtë krem lajthie me kakao Autoriteti Kombëtar I Ushqimit iu bën thirrje ta ktheni në pikën ku e keni marrë.
Shqipëria sipas AKU është njoftuar nga sistemi i njoftimit të shpejtë për ushqimin se në këtë product me origjinë nga Gjermania është gjetur salmonelë një bakter që rrezikon shëndetin e njeriut. Ai shkakton diarre, ethe dhe dhembje barku.
Kremi i lajthisë ‘nudossi hazelnuss nougat crème’ me paketim 300 gram mban datën e skadencës 18. 9. 2026 dhe 26. 8. 2026.
Aku thotë se nga verifikimet e kryera pas sinjalizimit të autoriteteve europiane ka bllokuar për të dy lotet rreth 18.3 kg të tij, përkatësisht 15 kuti me datën e parë të skandencë dhe 46 kuti me datën e dytë.
Produkti i bllokuar do të asgjësohet. Ndërkohë Autorietit Kombëtar i Ushqimit deklaron se 8.7 kg e këtij kremi lajthie me kakao është blerë nga konsumtarët./abcnews.al


