Tensionet në Ukrainë, kancelari gjerman kërcënon Rusinë me sanksione

schedule15:39 - 17 Shkurt, 2022

schedule 15:39 - 17 Shkurt, 2022

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka folur pas një takimi të liderëve të BE-së në Bruksel.

“Nëse ka agresion ushtarak ndaj Ukrainës, do të ketë pasoja dhe ne jemi të gatshëm të reagojmë me sanksione” ndaj Rusisë, ka thënë ai shkurt për BBC, duke shtuar se liderët duan të përdorin diplomacinë për të zgjidhur krizën.

Lexo edhe: Rusia ndërmerr veprimin e papritur, SHBA: Sasi e madhe gjaku në kufi

“E dimë në të njëjtën kohë se ka ende shumë ushtarë dhe trupa përgjatë kufirit ukrainas. Kjo është kërcënuese dhe mbetet një situatë kërcënuese. Ne nuk mund të jemi naivë për këtë”, shtoi më tej ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!