Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndjeni përgjegjësi për inceneratorët? Rama: Ka pasur individë që abuzuan me pushtetin pas shpinës së qeverisë

schedule19:03 - 16 Shkurt, 2022

schedule 19:03 - 16 Shkurt, 2022

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish çështjen e inceneratorëve për të cilën është ngritur një komision hetimor, ndërsa pas hekurave ka përfunduar ish-ministri Lefter Koka.

Kreu i qeverisë i është përgjigjur komentit të një qytetari në Facebook, i cili e pyet nëse ndjen përgjegjësi për aferën e inceneratorëve. Rama ia kthen se nuk di ndonjë aferë inceneratorësh, por një punë të mirë që ka shpëtuar tre komunitete të mëdha nga makthi i plehrat.

Por sipas kryeministrit në këtë punë të mirë ka pasur individë që mbrapa shpinës së qeverisë, kanë abuzuar me pushtetin e tyre.

Komentuesi: A ndjeni përgjigjësi ju Z. Kryeministër për aferën e inceneratorëve?

Edi Rama: Për cilën “aferë të inceneratorëve” se unë nuk di ndonjë aferë inceneratorësh, po di një punë të mirë që ka shpëtuar tre komunitete të mëdha nga makthi i plehrave, në Tiranë, Elbasan dhe Fier! Nëse në këtë punë të mirë ka pasur edhe individë që mbrapa shpinës së qeverisë, kanë abuzuar me pushtetin e tyre, për të nxjerrë përfitime të paligjshme, këtë e nxjerr hetimi dhe gjykimi i drejtësisë, jo propaganda politike apo balta mediatike! Por kjo nuk e ndryshon faktin se veprat janë ndërtuar, janë aty dhe janë në shërbim të komuniteteve, të shëndetit publik e të mjedisit.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!