Holanda ka njoftuar se do të lehtësojë masat duke filluar nga data 25 shkurt, pas uljes së rasteve dhe shtrimeve në spital. Vendi do të rihapë baret dhe restorantet, dhe në shumicën e vendeve publike do të hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës dhe ruajtja e distancës sociale.
Rikujtojmë se Holanda ashpërsoi masat në dhjetor për shkak të variantit Omicron.
“Vendi po rihapet,” tha Ministri i Shëndetësisë Ernst Kuipers në një konferencë për shtyp. Më 25 shkurt do ti rikthehemi normalitetit, siç ishte para pandemisë, shtoi ai, duke iu referuar bareve dhe restoranteve.
“Maskat nuk do të jenë të detyrueshme, përveç në transportin publik dhe në aeroporte”, tha ai.
Kuipers paralajmëroi, megjithatë, se “pandemia nuk ka marrë fund” dhe se njerëzit më të rrezikuar duhet të vazhdojnë të tregohen vigjilentë.
/abcnews.al