Broja “vallëzoi” në mbrojtjen e United, ja si u vlerësuan lojtarët

schedule16:11 - 12 Shkurt, 2022

schedule 16:11 - 12 Shkurt, 2022

Manchester United dhe Southampton nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në sfidën e luajtur në “Teatrin e Ëndrrave”, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 25-të.

Golin e vetëm për “Djajtë e Kuq” e shënoi Jadon Sancho, ndërsa për “The Saint” realizoi Che Adams.

Sipas “SofaScore”, Southamptoni ishte ekip më i mirë në fushë, teksa mori edhe notën 7.05 ndërsa “djajtë” e CR7 u vlerësuan me notën 6.88.

Lojtari i ndeshje ishte Fraser Foster i cili për paraqitjen e tij u vlerësua me notën 7.7, ndërsa nga krahu tjetër Ylli i kombëtares tonë, Armando Broja, që arriti të “bënte për spital” mbrojtjen kundërshtare mori notën 6.8.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!