Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PSG e ka seriozisht për mesfushorin e Manchester United

schedule14:31 - 11 Shkurt, 2022

schedule 14:31 - 11 Shkurt, 2022

Leonardo ka piketuar Paul Pogba për mesfushën e klubit francez.

Pogba ka një kontratë me “Djajtë e Kuq” deri më 30 qershor 2022 dhe mundësitë që ai mos të rinovojë janë të mëdha.

PSG ka shfaqur interes edhe më përpara për të, por kërkesat ishin të larta, me Manchester United që kërkonte të paktën 50 milion euro. Sot, drejtori sportiv i PSG-së po ushtron presion për të nënshkruar një kontratë paraprake me të.

Emri tjetër që PSG-së i pëlqen është Kante. Mesfushori i Chelsea është i vështirë për t’u arritur pasi londinezët e cilësojnë të pashitshëm Kanten./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!