Basha në “sitën” e prokurorëve belgë, Hoxha: Kjo s’do jetë vizita e fundit, vrasja që do hetohet

schedule22:44 - 10 Shkurt, 2022

schedule 22:44 - 10 Shkurt, 2022

Burimi i informacionit të kreut të PD Lulzim Basha në lidhje me 3.4 milionë Eurot e gjetura në automjetet Toyota Yaris në Qershor 2018 në Portin e Durrësit, sipas gazetarit Artan Hoxha, ka qenë një mesazh i  ardhur nga autoritetet belge kundrejt atyre shqiptare. I ftuar në emisionin “Log” në Abc Hoxha ka deklaruar se mesazhi për autoritetet shqiptare ka ardhur 2 ditë para se Basha ta permendte në Kuvend.

“Grupet kriminale tregojnë se si po vijnë disa milionë dollarë me Toyota Auris ndërkohë vijnë miliona të tjerë me Benza”, tha analisti Lorenc Vangjeli.

“ Unë në fillim s’e kam besuar por kur e kam pasur në dorë këtë provë e kam besuar. Një informacion kaq i  saktë në zhvillim e sipër të një organizate kriminale. Një pjesë e mirë e grupeve që nuk kapen i sjellin me Range Rover. Edhe ai grupi B9, për range Rover është akuzuar. Sepse është mjet më i madh dhe ka mundësi kamuflimi  të një sasie më të madhe parash. Unë e kam mesazhin që më provon se ky informacion u është dhënë autoriteteve shqiptare para se të fliste Basha. Policia shqiptare është njoftuar që më datën 20. Basha e ka futur veten në siklet sepse mund të kishte thënë se kam burime te autoritetet shqiptare por ai tha më ka thënë një emigrant”, tha Artan Hoxha.

Kjo do të jetë vizita e fundit e autoriteteve belge në vendin tonë apo do të ketë edhe një tjetër? Artan Hoxha tha se do të ketë një tjetër vizitë por ai e lidhi me vrasjet e shqiptarëve së fundmi në Belgjikë.

Ka ditë që kanë ardhur belgët. Në dijeninë time shumë shpejt do jenë disa prokurorë të tjerë që po merren me vrasjen e Arjan Muçës. Atje janë vrarë 2 personazhë shumë të famshëm të botës së krimit. Unë do ta shoh më shpesh ardhjen ne prokurorëve belgë në Shqipëri. Kjo është çështje që vijon prej 3 vitesh dhe kanë afat deri në 5 vjet për ta hetuar këtë çështje”, tha Hoxha.

Pala e Berishës e akuzonte Bashës se iu shmang thirrjes së prokurorëve belgë që në 18 dhjetor. U përpoqën të krijojnë bindjen se Basha nga kjo thirrje ishte në vështirësi. A ishte në vështirësi sot Basha? A është ky hetim që e vë në vështirësi Bashën?”, ishte kjo pyetje e analistit Mentor Nazarko.

Një nga batutat e Berishës është se mendimi evolon. Unë merrem me kronologjinë, në 2018 Berisha kishte mendim tjetër, në 2021 mendimi kishte evoluar, pra mendonte se Basha ishte pjesë e organizatës kriminale”, tha Artan Hoxha.

Basha ka qëndruar rreth 90 minuta brenda godinës së SPAK, ku i është përgjigjur prokurorëve të Belgjikës të cilët prej disa ditësh qëndrojnë në Tiranë për të kryer hetime për dosjen “Toyota Yaris”. Pas përfundimit të dëshmisë, Basha u shpreh se hetimi për 3.4 milionë Eurot nuk është mbyllur, por paratë janë të sekuestruara dhe çështja vijon të hetohet nga pala belge. E nëkëtë aspekt, Lulzim Basha u shpreh se është në dispozicion të drejtësisë për hetimet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!