J&J ka pezulluar përkohësisht prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit

schedule08:34 - 9 Shkurt, 2022

schedule 08:34 - 9 Shkurt, 2022

Johnson & Johnson ka mbyllur fabrikën e saj të vetme për prodhimin e vaksinave anti-covid, në fund të vitit të kaluar, sipas New York Times.

Pezullimi për prodhimin e vaksinës është i përkohshëm, ndërsa fabrika në Leiden të Holandës, pritet të fillojë sërish prodhimin e vaksinës pas disa muajsh. J&J aktualisht ka një rezervë prej miliona dozash të vaksinës dhe ka siguruar se do të vazhdojë të përmbushë detyrimet e saj kontraktuale.

Një vaksinë eksperimentale, por potencialisht më fitimprurëse për mbrojtjen kundër një virusi tjetër po zhvillohet tani në Leiden, sipas NYT.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!