Mbi 22 mijë raste të reja me COVID në Greqi, shënohen 108 viktima në 24 orët e fundit

schedule16:44 - 8 Shkurt, 2022

schedule 16:44 - 8 Shkurt, 2022

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 22 889 raste të reja me COVID.

Ndërkohë kanë ndërruar jetë 108 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave që prej fillimit të pandemisë në 24 322 në total.

Numri i pacientëve që po trajtohen aktualisht në intubim është 524 prej të cilëve 407 janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine.

Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 424 pacientë ndërsa mesatarja e 7 ditëve të fundit është 462. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!