Shkrumbohen pesë makina në Vlorë

schedule08:30 - 26 Shkurt, 2019

schedule 08:30 - 26 Shkurt, 2019

Pesë makina janë djegur gjatë natës në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlores. Sipas policise, ngjarja ka ndodhur një orë pas mesnate. Dyshimet e para janë për zjarrvenie të qëllimshme.

Janë mjaftuar t’i vendosin flakën njërës makinë dhe katër të tjera janë shkrumbuar. Pesë automjete u dogjen orëve të para të kësaj të marte në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlorës.

Dyshimet paraprake kanë të bëjnë me zjarrvënie të qëllimshme. Makinës së parë që i është vënë zjarri është e një zyrtari të lartë në Bashkinë e Vlorës, Gentjan Sherifaj.

Ky person është në hetim nga prokuroria e Vlorës për koncensionin e parkimeve bashkë me shtatë persona të tjerë, mes tyre ish kryetari i Bashkisë Shpëtim Gjika.

Pranë mjetit të tij ka qenë makina e bashkshortes dhe e tre personave të tjerë. Makinat kanë qenë të prakuara pranë njëra- tjetrës.

Policia po kërkon autorin dhe ka kërkuar marrjen e pamjeve nga kamerat e sigurisë në zonë. Nuk dihet nese kjo ngjarje ka lidhje me hetimet ndaj personave të akuzuar për koncesionin e parkimeve në Vlorë, apo është një konflikt individual.

Të gjithë pronaret e mjeteve të djegura janë marrë në pyetje nga policia dhe më pas janë lënë të lirë. Ata nuk kanë afruar asnjë të dhënë çka do të çonte në gjetjen e autorëve të këtij krimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!