20 ditë nga inaugurimi i kompleksit të banesave në Laç, banorët ende jashtë

schedule11:23 - 6 Shkurt, 2022

schedule 11:23 - 6 Shkurt, 2022

Kanë kaluar 20 ditë nga dita kur u inauguruan 522 banesa në kompleksin e ri të Laçit, ku i pranishëm ishte edhe presidenti turk Erdogan. Ashtu siç dhe pritej përfituesit e banesave ishin mjaft të kënaqur nga investimi i kryer.

Por, banorët që përfituan banesa nga shorti i hedhur në fund të vitit të shkuar, ende nuk janë strehuar në banesat e reja. Shkak është bërë Enti i banesave, që nuk ka përfunduar dokumentacionin e duhur dhe më pas t’ia dërgojnë bashkisë Kurbin.

Këtë fakt e pohojnë jashtë kamerës edhe autoritetet bashkiake që thonë se menjëherë pas dhënies së miratimit, banorët do të marrin çelësat e banesave të reja.

Problem mbetet pjesa tjetër e qytetit ku ende nuk kanë nisur punimet në ndërtimin e banesave të reja, ku edhe ndodhen vetëm gropat e mëdha, të hapura më herët kurse punimet kanë mbetur në vend. /abcnews.al/