Harta e re gjyqësore, avokatja në Korçë: S’jemi hajdutë, shita shtëpinë për të çuar vajzën në shkollë

schedule14:28 - 4 Shkurt, 2022

schedule 14:28 - 4 Shkurt, 2022

Harta e re gjyqësore ka sjellë debate të shumta! Kreu i KLGJ Naureda Llagami ishte sot në Korçë për të diskutuar nga afër me grupet e interesit dhe disa përfaqësues të dhomës së avokatisë. Pas përfundimit të mbledhjeve një prej avokateve deklaroi se qytetarët nuk duhet ta shohin avokatin si hajdute duke theksuar se i është dashur të shesë shtëpinë për t’i ofruar shkollimin vajzës së saj të vetme.

“Qytetari nuk duhet ta shohë avokatin jo si armik. Unë nuk jam hajdute. Sot kam shitur shtëpinë. Kam një vajzë ekselente. Për të ndërtuar strukturën e sistemit të studimit të saj po shes shtëpinë. Nuk kam të ardhura të tjera. Sot jam e dalë nga sistemi. Nëse ka një qytetar që më ka dhënë mua para le të dalë të bëjë publike.

Ai më mbyll opsionin. Ne jemi duke u vjedhur. Po i mbyllet goja lirisë. Unë kam jetuar në vitin 1994 kur ishte mbrojtja falas. Këtë sistem do ndërtojmë këta?! Ky është më i dështuari. Po të vijnë donatorët të thonë çfarë bëtë ju me paratë tona atëherë do të jetë një dështim absolut”, deklaroi ajo.

Ajo tha se për hartën e re gjyqësore mungon infrastruktura. “Nëse unë do shkoj sot në Gjykatën e Apelit si avokate kam benefite më të mira në Apelin e Tiranës. Jam avokate karriere dhe e kam të zgjidhur problemi individual. Propozimi i bërë ishte produkt i propozimeve të grupeve të interesit bashkë me qeverinë. Kemi gjyqtarë karriere. Ajo dha një eficencë që ne avokatët e karrierës e ndjemë. Në rrethana të tilla cili do jetë produkti. Marrim konkretisht. Unë jam avokate në Tiranë. Nëse unë ndjek një seancë divorci procesi zgjat një vit. Infrastrukturë nuk ka.

Tërë ky kontingjent gjyqtarësh që dolën nga tregu u hodhën në tregun e Tiranës. Vendimmarrja është kryer. Ne e dimë mirë gjuhën shqipe. Është e turpshme të marrësh fonde donatorësh dhe të mos jesh i përgjegjshëm. Ne qytetarët e Korçës nuk jemi aq të aftë atë produkt që japim me fondin tonë në GDP?! Pianisti të vijë këtu dhe jo ne të çojmë pianon aty. Ne avokatët do grisim licencat. Unë dua të sjell një shoqatë kanadeze në Korçë. Nuk të vjen dot produkti në qytet sepse nuk ke gjykatën”, deklaroi ajo. /abcnews.al