Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kurti i përgjigjet Lajçak: Kosova nuk frikësohet për asociacionin, por jemi të kujdesshëm

schedule12:03 - 2 Shkurt, 2022

schedule 12:03 - 2 Shkurt, 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  mesditën e kësaj të mërkure i është përgjigjur të dërguarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili gjatë ditës së sotme ka thënë se zyrtarët e Kosovës nuk duhet të frikësohet nga Asociacioni.

Kurti në reagimin e tij është shprehur se Kosova nuk frikësohet nga Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, por se Qeveria është e kujdesshme.

Kosova nuk frikësohet, por Kosova me Qeverinë e përgjegjshme është e kujdesshme. Ne ju shërbejmë qytetarëve të Republikës dhe mbrojmë interesat e vendit tonë. Interes i shtetit tonë të pavarur i Republikës sonë demokratike e sovrane, është integriteti territorial, është funksionaliteti shtetëror, është kushtetutshmëria dhe ligjshmëria”, ka thënë Kurti.

LEXO EDHE: Lajçak, këshilla lidershipit të Kosovës: S’ka asnjë arsye për tu frikësuar nga procesi me Serbinë

Ndër të tjera kreu i qeverisë së Kosovës ka theksuar se ata janë të gatshëm për dialog, i cili do të përfundojë me njohje reciproke.

“Ne kemi dhënë propozimet tona në Bruksel, dhe jemi konstruktiv për bisedimet e ardhshme të dialogut, me ç’rast parimi i reciprocitetit është parim i shëndosh. Marrëveshja duhet të arrihet, nuk bëjmë dialog për dialog, Marrëveshja për normalizim të plotë duhet ta ketë në qendër njohjen reciprok”, shtoi ai.

Këtp komente kryeministri Kurti i ka bërë sot gjatë vizitës në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Kosovës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!