Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Kosova rrezikon fondet e BE/ Kriza politike dhe mungesa e reformave “djegin” 40 milionë euro

schedule12:35 - 22 Korrik, 2026

schedule 12:35 - 22 Korrik, 2026

40 milionë euro rrezikon të humbasi Kosova nga fondet e Planit të Rritjes së Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit Perendimor në këtë raund. Është Komisioni Europian që ka konfirmuar se po vlerëson raportin e Prishtinës për zbatimin e reformave, ndërsa vendimi për disbursimin e fondeve pritet të merret pas përfundimit të këtij procesi.

Më 15 korrik 2026 përfundoi afati për shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, për dorëzimin e raporteve mbi zbatimin e reformave të parashikuara në periudhën e katërt të raportimit, ndërsa afati për zbatimin e tyre ishte 30 qershori 2026, datë që shënoi edhe përfundimin e periudhës shtesë (“grace period”) për hapat që duhej të ishin realizuar që nga mesi i vitit 2025.

40 milionë euro të konsideruara të humbura vijnë si rrjedhoj e mosrealizimit të gjashtë reformave kyçe që përfshijnë:



ligjet për energjinë;

ligjin për ndihmën shtetërore;

ligjin për inovacionin dhe ndërmarrje;

legjislacionin për falimentimin dhe ligjin për kamatëvonesat;

paketën prej gjashtë ligjeve në fushën e drejtësisë dhe Strategjinë për Luftimin e Krimit të Organizuar.

Ato u bllokuan të gjitha si pasojë e ciklit të zgjatur zgjedhor dhe krizes institucionale.

Ligjet duhet të votoheshin në parlament ndërsa strategjia për Luftimin e Krimit të Organizuar nuk mund të miratohej nga një qeveri në detyrë. Deri më tani, Kosova ka përfituar vetëm 62 milionë euro si parafinancim, që përbëjnë 7 për qind të shumës totale, ndërsa pjesa tjetër e fondeve mbetet e kushtëzuar me zbatimin e reformave. Paketa e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024–2027 kap vlerën e 6 miliardë eurove./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!