Sondazh

 

Duhani i Belshit “futet” në BE/ Fermerët rikthehen te kultura tradicionale: Kemi shitje të sigurt

schedule14:30 - 20 Korrik, 2026

schedule 14:30 - 20 Korrik, 2026

Rritja e kërkesës nga tregjet ndërkombëtare po rikthen interesin e fermerëve të Belshit për kultivimin e duhanit. Një kulturë bujqësore që për vite u mendua se ishte drejt zhdukjes, sot po zë sërish sipërfaqe të konsiderueshme në tokat e Dumresë, falë kërkesës në rritje, kryesisht nga vendet evropiane.

Mes fermerëve që kanë investuar në këtë kulturë është edhe Endri Tabaku. Pas disa vitesh emigrimi në Greqi, ku punoi në kultivimin e duhanit, ai u kthye në vendlindje për ta zhvilluar këtë kultur bujqesor. Sipas tij, tregu i eksportit mbetet garancia më e madhe për fermerët.

Edhe Nderim Haka kultivon duhan prej tre dekadash. Ai thotë se kjo kulturë ka qenë gjithmonë burimi kryesor i të ardhurave për familjen e tij. Megjithatë, sfida më e madhe mbetet mungesa e fuqisë punëtore gjatë sezonit të vjeljes.



Kultivimi i duhanit është një traditë e hershme në zonën e Dumresë. Sipas të dhënave të fermerëve, çdo vit prodhohen rreth 50 tonë duhan, pjesa më e madhe e të cilit eksportohet drejt tregjeve evropiane. Pikërisht kërkesa e qëndrueshme nga jashtë vendit po i nxit gjithnjë e më shumë fermerët të rikthehen te kjo kulturë, e cila po konsiderohet sërish një mundësi fitimprurëse për bujqësinë e zonës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!