Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Paketa e Maleve”/ Nura: Strategji e duhur e qeverisë, zonat malore të kthehen në potenciale turistike

schedule13:33 - 22 Korrik, 2026

schedule 13:33 - 22 Korrik, 2026

TIRANË- Gazetari Artur Nura, i ftuar në “News Line” komentoi qasjen e re të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, e cila do të zhvillojë takime dy herë në javë me qytetarët që kanë problematika me pronat.

Ai theksoi se ky vendim është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, pasi çështja e pronave vijon të mbetet shqetësim për shumë qytetarë. Sipas Nurës, fakti që kjo lëvizje vjen një ditë pasi Rama mbajti takim me banorët e Thethit dëshmon se qeveria ka një strategji për t’iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve.

“Një reflektim i vonë, por i domosdoshëm dhe besoj se do ketë rezultatet e duhura. Ky hap direkt vjen pas takimit të Ramës në Theth. Duket se ka një strategji për t’iu përgjigjur shqetësimeve të të qytetarëve”, tha ai.



Gjatë diskutimit në studio, Nura komentoi dhe “Paketën e Maleve”, e cila në këndvështrimin e tij është veprim që i duhet vendit pasi do të prodhojë ekonomi të qëndrueshme për zonat malore. Ai u shpreh se Shqiëpria duhet të fokusohet që turizmi në zonat malore të zgjasë minimalisht 6 muaj të vitit dhe zonat që kanë potencial duhet të zhvillohen

“Rama e ka çuar vullnetin politik të qeverisë, për t’iu dhënë stabilitet ekonomik zonave malore. Ne kemi zona malore të shkëlqyera.  Strategjia për turizmin malor është strategjie rëndësishme. Paketa e maleve është vullnet për të ndërtuar turizëm edhe në male. Paketa e Maleve, e tha edhe Rama, do të funksionojë dhe nuk është abuzive dhe nuk ka pse të paragjykohet.

Ne në veri kemi nevojë për turizëm 6 mujor të paktën, pse jo dhe njëvjeçar. Ne meritojmë të madh ekonomik e kemi të turizmi, është parësor, prandaj duhet me patjetër një lloj mbështetje. Projektet e rëndësishme 4 miliardë dollarë nuk kanë pse të shkojnë në ndonjë vend tjetër.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!