Të ndarë tashmë në dy pjesët e PD-së, diskutimi në “Log.” solli përplasje mes dy demokratëve, Klevis Balliu dhe Gazment Koduzi. Gjatë debatit, Koduzi, anëtari i Kryesisë i përmendi Balliut faktin se ai u votua për t’u përjashtuar nga demokratët e Pogradecit.
Ndërsa Balliu tha se u përjashtua nga Lulzim Basha për shkak të kauzës së tij tek Unaza dhe se qëndroi në krah të banorëve. Balliu akuzoi Bashën edhe njëherë se shiti protestën e banorëve të unazës.
Pjesë nga debati:
Gazment Koduzi: Të përzunë demokratë e Pogradecit.
Klevis Balliu: Mua më përzuri Luli se dola krah banorëve. Lul bravës i është çuar dekomuentri sesi anëtare e PS në Pogradec erdhën dhe votuan dhe kishin emrat te Lul brava. I kam të dokumentuar. Sa i përket investimit të unazës ishte arsyeja e vetme që unë u përjashtova. Hoqi të gjithë grupin parlamentar dhe nuk linte asnjë të vinte atje. Unë kam bërë atë protestë. Kam themeluar një degë që është dega 16.
Lexo edhe: “Berisha po ia çon kandidatët paketë LSI-së”, Koduzi: Emrat për 6 bashkitë i kemi, po i diskutojmë
Gazment Koduzi: Vetëm ti dhe Skënderbeu jeni në Shqipëri.
Klevis Balliu: The që nuk je këtu tek unaza. Ajo ishte një kauzë heroike prej banorëve. Ata kanë pasur të gjithë shpresën e jetës te Lul Basha.
Gazment Koduzi: Kam qenë atje. E gjithë PD e Tiranës ka qenë në funksion të asaj proteste.
Klevis Balliu: Asnjë. Ka qenë mashtrim. Njeriu që ka ardhur atje pas meje më shpesh ka qenë Lul Basha. Por i shiti. Nuk ka thënë asnjë fjalë kur i thashë që nesër më vjen policia këtu.
g.v/abcnews.al