Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Sipas Helima Croft, menaxhere e strategjisë së mallrave në RBC Capital Markets, një bankë investimesh dhe ish analiste në Agjencinë Qëndrore të Inteligjencës Amerikane, nëse tanket ruse do të kalojnë kufirin, kjo do të ndikojë drejpërdrejt në tregjet e mallrave.
Nëse Rusia do të pushtonte Ukrainën, ndikimi më i madh do të ndihej fillimisht në tregjet e gazit të Europës. Rusia është eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror dhe eksportuesi i dytë më i madh i naftës. Ajo furnizon gati një të dhjetën e aluminit dhe bakrit në të gjithë botën dhe prodhon 43% të paladiumit. Është gjithashtu eksportuesi më i madh i grurit, raporton abcnews.al
Skenari më i keq është nëse do të ndërpriten këto furnizime për shkak të përshkallëzimit të situatës. Diçka e tillë pritet të ndodhë për shkak të sanksioneve përëndimore por Rusia mund të vendosë të pezullojë disa eksporte veçanërisht të gazit.
Vetëm frika e ndërprerjeve të furnizimit me gas ka shkaktuar rritjen e çmimeve tashmë. Më 26 janar, nafta e papërpunuar Brent u rrit mbi 90 dollarë për fuçi, niveli më i lartë në 7 vite. Kufijtë e tregjeve të mallrave kanë ndikuar sigurisht në çmime. Gjatë krizës globale financiare të 2007-09, si prodhimi industrial global ashtu edhe çmimet e mallrave pësuan rënie, sipas Macquarie, një tjetër bankë.
Pandemia, nga ana tjetër, është shoqëruar me një rritje të çmimeve të prodhimit të lëndëve të para. Kërkesa e papritur e fuqishme dhe ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit nxitën një rritje prej 20% në Indeksin e gjerë të Mallrave në 2021. Çmimet e një duzinë elementësh të tij, nga kobalti te qymyri, gjithashtu shënuan rritje.
Kërkesa për naftë po shkon përsëri drejt niveleve para pandemisë. Shumë anëtarë të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e saj (të cilët përfshijnë Rusinë) po luftojnë për të përmbushur kuotat e tyre për rritjen e prodhimit, për shkak të investimeve të pakta dhe komplikimeve të lidhura me Covid-in.
Rezultati është se kapaciteti rezervë global i prodhimit po bie në nivele jashtëzakonisht të ulëta.
Kapaciteti rezervë për shumë metale, gjithashtu, është kufizuar. Nëse shpërthen lufta, çmimi i naftës mund të rritet në 120 dollarë për fuçi, sipas Natasha Kaneva, një konsulente dukë thënë se çmimet e aluminit mund të rriten gjithashtu duke shënuar nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.
Rusia dhe Ukraina eksportojnë së bashku rreth 29% të grurit në botë, dhe një pjesë e madhe e kultivimit ukrainas prodhohet në rajonet që janë më të ekspozuara ndaj pushtimit. Carlos Mera i Rabobank, një firmë holandeze, ka deklaruar se çmimet mund të dyfishohen lehtësisht.
Kjo do të shkaktonte një luftë për të siguruar furnizime, veçanërisht midis importuesve më të mëdhenj të Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme. Disa vende, si Kina dhe Irani, mund të anashkalojnë sanksionet perëndimore dhe të blejnë metale dhe drithëra ruse me një çmim më të ulët.
Kjo në parim mund të sigurojë lehtësime nëse plotësohen disa kërkesa. Por Kina dhe Irani së bashku importuan 17 milion ton grurë vitin e kaluar, dhe vështirë se mund të krahasohet me eksportet ruse dhe ukrainase prej 59 milion ton.
Rënia e stoqeve të drithërave në Amerikë dhe Europë dhe moti i keq në Amerikën e Jugut mund të dëmtojnë edhe më shumë tregun, sipas Geordie Wilkes nga Sucden Financial. Për më tepër, Rusia është një prodhues i madh i uresë dhe potasit, përbërës të rëndësishëm për plehra.
Një embargo e eksportit do të rriste çmimet e eskportit.
Për sa kohë që vazhdojnë tensionet, roli kryesor i energjisë në ekonomi do të thotë se rritja e çmimeve do të përfshijë edhe tregje të tjera, edhe nëse vendet nuk do të vendosin sanksione. Rritja e çmimit të energjisë tashmë ka bërë që disa miniera të aluminit të mbyllen në Europë. Rritja e çmimeve të gazit gjithashtu mund të shkaktojë mbylljen e më shumë furrave, duke prekur gjithashtu edhe prodhimin e plehrave në kontinent, për të cilin gazi përdoret si lëndë e parë dhe lëndë djegëse.
Nëse tensionet do të marrin fund, atëherë do të nomalizohet edhe situata në tregjet botërore. Saad Rahim i Trafigura, një firmë tregtare, beson se tregjet kanë pësuar goditje për shkak të rritjes së çmimit të gazit natyror në Europë në fund të vitit të kaluar, por pavarësisht dimrit të ngrohtë çmimet mbeten ende shumë të larta.
Kaneva vlerëson se rreziqet me naftën janë asimetrike. Nëse mbizotëron paqja, çmimi i naftës do të ulet në vetëm 84 dollarë për fuçi.
Por nëse shpërthen lufta, “gjithçka çmimet do të rriten masivisht”.
/abcnews.al