Shijet e hershme të Einxhel për djemtë nga Kosova, njohja e saj me Atdheun e “Përputhen” para 6 vitesh në ABC

schedule09:28 - 25 Janar, 2022

schedule 09:28 - 25 Janar, 2022

Einxhel Shkira është një vajzat më komentuara të momentit, që kur është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ajo është në qendër të mediave rozë, pasi pranoi lidhjen me DJ Dagz. Fillimisht, moderatorja e kishte të vështirë ta pranonte, por duket se ndjenjat dominuan mbi gjithçka.

Mirëpo, një video e gjashtë viteve më parë ka bërë që publiku të kuptojë që djemtë nga Kosova kanë qenë gjithmonë në preferencat e Einxhel. Në Edicionin Veror të vitit 2016 në ekranin e ABC, ajo bashkë me gazetaren Olsa Muhameti ishin në “kërkim” të një të dashuri për të.

Pjesë e rubrikës “Kupid”, Olsa e ka prezantuar me Atdheun, që sot është bërë shumë i njohur përmes emisionit “Përputhen”. Edhe duket se ky ishte një fillim për një nohje mes dyshes. Nuk dihet se si shkuan gjërat në vijim, por ajo që u kuptua është se Einxhel shprehu hapur simpatinë ndaj tij.

“Atdheu është shumë simpatik. Unë e gjuajta tani dhe mos t’i jap numrin”, tha moderatorja në atë kohë.

VIDEO:

l.k/abcnews.al