Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“BMW”-ja përplas 51-vjeçarin në Shkodër, shoferi shoqërohet nga policia

schedule23:00 - 24 Janar, 2022

schedule 23:00 - 24 Janar, 2022

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Stajkë–Shelqet në Vaun e Dejës. Policia bën me dije se një 32-vjeçar duke drejtuar një BMW ka aksidentuar këmbësorin 51-vjeçar.

Shoferi është shoqëruar nga policia ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

‘Më datë 24.01.2022, rreth orës 21:30, në aksin rrugor Stajkë – Shelqet, bashkia Vau i Dejës, në afërsi të fshatit Shelqet, shtetasi D. P., 32 vjeç, banues në fshatin Kaç, Bashkia Vau i Dejës, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasin V. B., 51 vjeç banues në fshatin Shelqet, bashkia Vau i Dejës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.



Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. P. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!