Tri doza vaksine për t’u futur në Kosovë, qytetarët bllokojnë rrugën në Morinë

schedule10:38 - 24 Janar, 2022

schedule 10:38 - 24 Janar, 2022

Një numër qytetarësh kanë tentuar që të bllokojnë rrugën në Morinë. Situata është tensionuar për shkak të rregullave të rrepta anti-covid që Kosova ka aplikuar së fundmi në kufij. Qytetarët kërkojnë heqjen e masave kufizuese pasi tashmë për futur në vendin fqinj duhen tri doza të vaksinës kundër Covid-19, ose dy doza dhe një test negativ PCR.

Nga pamjet e siguruara nga ABC në kufi duket një prezencë e shtuar e forcave policore të cilët tentojnë të negociojnë me qytetarët që kanë bllokuar rrugën.

“Herën e parë me një vaksinë, herën e dytë me dy, herën e tretë me tre. Ndërkohë që vaksina e tretë bëhet gjashtë muaj. Ka afat kohor 6 mujor,” shprehet një qytetar i revoltuar.

Të shumta kanë qenë reagimet pasi Kosova njoftoi masat e reja anti-covid nga qytetarë por edhe nga shtete fqinje si Maqedonia e Veriut e cila kërkoi rikthim të masave paraprake. /abcnews.al/