Partizani mbetet favorit për titullin, por Superliga ka dy probleme të mëdha me arbitrat. Kjo është analiza e kampionatit, nga trajneri Artan Mergjyshi.
Një humbje nuk prish dot punën e një sezoni. Partizani mbetet ende favorit i madh për titull, pavarësisht nga disfata në Laç, dhe ky është mendimi i një njeriu me përvojë në Superligë, si trajneri Artan Mergjyshi, në intervistën për “Abc news”.
Ish-drejtuesi i mjaft klubeve, sot tek Dinamo, mendon se padyshim që ka garë. Mergjyshi thekson diferencën që patën dy kryendeshjet, ajo Teuta-Kukësi e Laçi-Partizani.
Mergjyshi shqetësohet nga dy probleme që i quan të rëndësishme në Superligë. Një trajner u largua, Gjoka nga Kamza, ndërsa një tjetër duket në rrezik, Cungu te Kukësi./abcnews.al