Zgjedhjet e 6 Marsit, Rama: Ne jemi “njishat”, nuk bëhemi dysh, PD për t’i qarë hallin

schedule14:50 - 20 Janar, 2022

schedule 14:50 - 20 Janar, 2022

Kryeministri Edi Rama deklaroi në një komunikim me gazetarët jashtë dyerve të selisë rozë se do të futen në zgjedhjet vendore të 6 Marsit për të fituar, por shtoi se kjo për ta nuk është nje betejë jetë a vdekje. Rama tha se socialistë janë kampionët që nuk kanë rezultat tjetër përveç fitores.

Ai theksoi se në këto kohë është i përkushtuar në Këshillimin Kombëtar për shkak se është një nismë që nuk duhet paragjykuar pa parë ende rezultatet e saj. Duke iu referuar Partisë Demokratike, Rama deklaroi se ajo parti është bërë për t’i qarë hallin, “me dy kufoma që nuk di a t’i qajë apo t’i mbajë”.

“Ne jemi Partia Socialiste. Ne jemi kampionët që gjithmonë kemi për të fituar dhe nuk kanë rezultat tjetër përveç fitores. Këto janë zgjedhjet vendore. Ne nuk do bëjmë një luftë për jetë a vdekje në kuptimin e një beteje që do mbulojë ekranet nga mëngjesi deri në darkë. Unë do fokusohem të këshillimi kombëtar. Do bëjmë detyrat tona për të qenë të pranishëm në këto komunitete. Por nuk jemi në kushte kur duhet të bëjmë parashikime. Ne kemi një makineri të tillë që bën analiza.

Ne jemi në aleancë me qytetarët dhe këshillimi kombëtar është një hap tjetër për të shtrirë këtë aleancë në funksion të vendit. Në këshillim kombëtar i ftoj të marrin pjesë të gjithë. Është një proces ndërveprimi mes një qeverie që duam të jemi pranë të gjithëve pa dallim dhe qytetarëve që i drejtohen qeverisë së tyre. Në këtë sens ne do shkojmë në këto zgjedhje të pjesshme. Do kërkojmë vota nga qytetarët. Për ne nuk është betejë jetë e vdekje.

Jam më i angazhuar te këshillimi kombëtar. Kjo është një nismë që ka edhe emocionin e nismës së parë. Le të mos e paragjykojmë nismën por të gjykojmë në bazë të frytit që jep. Ne jemi njishat dhe njishi nuk hyn kurrë për t’u bërë dysh se i bie që të përkulet. Këto janë zgjedhje që kanë rëndësinë e tyre. Kanë objektiv fitoren. Nuk do doja të merrem me opozitën. Është në një proces agonie me një proces me dy kufoma që nuk di a t’i qajë apo t’i mbajë”, deklaroi Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!