Berisha: Protestën e udhëheq populli, ata e kanë komandën

schedule14:13 - 16 Shkurt, 2019

schedule 14:13 - 16 Shkurt, 2019

Në një prononcim tjetër për mediat, Sali Berisha ka ritheksuar se kryeministri Edi Rama duhet të lëshijë detyrën, për t’i hapur vendit mundësinë që të shkojmë në zgjedhje të lira.

Përsa i përket thyerjes së kordonit policor nga ana e protestuesve, ish-kryeministri u shpreh se vepër penale kanë kryer policët që kanë hedhur gaz lotsjellës. Berisha tha gjithashtu se protestën e udhëheq populli dhe do jenë ata që do vendosin se kur mbaron.

Sali Berisha: Në qoftë se Edi Rama do që të ketë fatin e atit të tij shpirtëror, e Hitlerit shqiptar të pasluftës, firmos një copë dorëheqje sot dhe shko, lësho detyrën. Hap vendit mundësinë për një qeveri që do  përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme sepse ai sot është i dyti Maduro në botë. Maduro i Karakasit dhe Maduro i Tiranës. Në mënyrë absolute jo do përshkallëzohen, por ai vend mbi tokë nuk do ketë me dhunimin që i ka bërë votës së shqiptarëve. Vetëm largimi. Largohu një ditë e më parë, ky është mesazhi që ai mori sot. Le të largohet se përndryshe do ta krrejnë, ta hedhin në Lanë, si kalbësirë.

Gazetarja: Vepër penale e quajti policia thyerjen e kordonit dhe hyrjen e protestuesve në kryeministri.

Sali Berisha: E vetmja vepër penale që pashë unë, hedhjen e bombave, gazsjellësve ndaj demonstruesve nga mercenarë, narkopolicë dhe asgjë tjetër. Qytetarët janë në mbrojtje të idealeve më fisnike të thelbit të lirisë që është vota e lirë. Kaq kanë qytetarët.

Gazetarja: Sot deri kur do të rrijnë protestuesit?

Sali Berisha: Atë e dinë ata. Është krejtësisht në vendimin e tyre. Ju e keni pa. Ata e kanë patur sot të gjithë komandën. Sot ka qenë në udhëheqje populli, jo lidershipi i opozitës. Thirrje kanë, nuk mohohet, por në një revolucion njëherë udhëheq udhëheqja, njëherë udhëheq populli. Sot udhëheq populli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!