Paulo Dybala po luan sezonin e fundit të tij te skuadra e Juventusit, ku në verë pritet të largohet nga bardhezinjtë.
“Zonja e Vjetër” e ka të qartë diçka të tillë dhe që tan i po mendon për zëvendësuesin e mundshëm të argjentinasit që me largimin e tij lë një boshllëk të madh në sulmin e Juves.
Sipas “TuttoMercatoWeb” raportohet se drejtuesit e bardhezinjëve kanë pikasur te Roma, lojtarin e dëshiruar.
Bëhet fjalë për Nicolo Zaniolo që shikohet si zëvendësuesin ideal i Dybala, por Juventus nuk do e këtë aspak të lehtë të sigurojë shërbimet e lojtarit sepse Roma kërkon që t’ia rinovojë kontratën Zaniolos, e cila skadon në vitin 2024 dhe negociatat do të rinisin në shkurt dhe gjithçka do të mbetet të shikohet në javët në vazhdim se si do të vazhdojë kjo situatë. /f.a/abcnews.al