Njëzet miliarderë kanë “lindur” në Azi si rezultat i pandemisë, ndërsa në të njëjtën kohë 140 milionë persona tashmë vuajnë nga varfëria për shkak të humbjes së vendeve të punës gjatë bllokimit.
Sipas një raporti, fitimet nga shitja e produkteve farmaceutike, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve të nevojshme për të menaxhuar pandeminë kanë krijuar 20 miliarderë. Nga ana tjetër, qindra miliona të tjerë u zhytën në varfëri.
Me origjinë nga Hong Kongu, Kina, India dhe Japonia, miliarderët e rinj përfshijnë Li Jianquan, pronar i Winner Medical, një kompani që prodhon pajisje mbrojtëse personale për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe Dai Lizong, kompania e të cilit Sansure Biotech, prodhon teste dhe komplete diagnostike për koronavirusin, raporton abcnews.al
Numri i përgjithshëm i miliarderëve në rajonin e Azi-Paqësorit u rrit me pothuajse një të tretën, nga 803 në maj 2020 në 1087 deri në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa pasuria totale e tyre u rrit me 74%, sipas raportit të organizatës.
Pasuria e miliarderëve pritet të arrijë në 15.3 milionë deri në vitin 2025, një rritje prej 58% në krahasim me vitin 2020. Banka Botërore dhe FMN kanë deklaruar se koronavirusi do të çojë në një rritje të ndjeshme të pabarazive ekonomike globale.
/abcnews.al