“8 janari, traumatike”, Basha: I thashë Berishës që t’i thërriste mendjes, por e kaloi vijën e kuqe

schedule12:41 - 16 Janar, 2022

schedule 12:41 - 16 Janar, 2022

Vija e kuqe e tejkaluar nga ish-kryeministrit Sali Berisha për kreun e PD Lulzim Basha ishte protesta e dhunshme e 8 janarit.

Nga Fieri lideri i PD është shprehur se i ka bërë thirrje Berishës dhe mbështetësve të tij se dhuna nuk është zgjidhja, por sipas tij vija e kuqe u kalua. Ai deklaroi se i kishte kërkuar Berishës të mos vendoste interesat personale para atyre të demokratëve.

“Ti thërriste mendve të kokës dhe të mos vendoste interesat e veta mbi interesat e demokratëve. Më 8 janar në kundërshtim me thirrjet tona u kalua një vijë e kuqe që na ndan dhe që duhet të na ndajë një herë e përgjithmonë. Me dhunë as nuk mund të shantazhohen, as zaptohen dhe as detyrohen demokratët apo institucionet e demokratëve”.  

Gjatë takimit me mbështetësit e tij Basha, tha se protesta e dhunshme e 8 janarit ishte traumatike, por thekson se demokratët tashmë zgjodhën të ardhmen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!