Manchester City ka arritur të marrë një fitore mjaft të rëndësishme duke mposhtur skuadrën e Chelsea me rezultatin minimal 1-0.
Një fitore kjo që vjen falë golit të lojtarit belg Kevin de Bruyne, i cili i dha fitoren citizenëve, të cilët kanë “blinduar” edhe vendin e parë në tabelën e renditjes.
Chelsea në anën tjetër u mundua që ta rrezikoi portën e Ederson, por pa mundur të gjente qoftë edhe golin e barazimit.
Manchester City tashmë ka diferencë prej 13 pikëve ndaj Chelseas së vendit të dytë, kurse 14 pikë ndaj Liverpool të vendit të tretë.
/f.a/abcnews.al