Duket se telenovelës rreth të ardhmes së Kylian Mbappe po i vjen fundi.
Sipas Telefoot , sulmuesi do të jetë më afër se kurrë rinovimit me Paris Saint-Germain, megjithëse bisedimet synojnë një marrëveshje afatshkurtër.
Kjo do të jetë mënyra e gjetur që golashënuesi më i mirë i Ligue 1 të fokusohet në golat e skuadrës deri në fund të sezonit dhe t’i japë fund spekulimeve rreth lëvizjes së tij te Real Madrid me “kosto zero”, pasi kontrata e Mbappe përfundon në fund të këtij sezonit. /abcnews.al/