Ekspozita “Fuqia e vajzave të Ballkanit”, mesazhe kundër shtypjes së femrës

schedule16:29 - 12 Shkurt, 2019

schedule 16:29 - 12 Shkurt, 2019

75  vajza nga 5 vende të rajonit janë bërë bashkë në ekspozitën “Fuqia e vajzave të Ballkanit”. Me gjuhën e fotografisë ato dokumentojnë jetën, ëndrrat dhe perspektivat e tyre, ndërsa vendet e tyre përpiqen të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Mesazhi kryesor i tyre është kundër shtypjes së femrës në rajon.

Të vëzhgosh jetën teksa po e jeton atë, është paksa e vështirë. Por 75 femra nga 5 vendet te Ballkanit  si Shqipëria , Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia, janë përpjekur të dokumentojnë fytyrën e femrës përmes , ëndërrva, pikëpamjeve dhe shqetësimeve në ekspozitën fotografike “Fuqia e vajzave të Ballkanit”.

Barazia gjinore në Shkup si edhe në vende të tjera të bllkanit është ende e largët, edhe pse ka përmirësime sipas fotografes Arbnora Mehmeti e cila është bërë pjesë e ekspozitës . “Shtypja dhe dhuna ndaj grave dhe vajzave është prezente në rajon ndaj edhe ne sëbashku i themi stop”, shprehet Mehmeti./abcnews.al