Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara filloi të dëgjojë sot argumentet kundër dy prej masave të qeverisë amerikane për vaksinimin ndaj COVID-19.
Vendimet “janë kritike për përgjigjen e vendit ndaj COVID-19,” tha me anë të një deklarate sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
Dy masat, për të cilat janë paraqitur ankesa në Gjykatën e Lartë, kanë të bëjnë me vendimin e administratës së Presidentin Biden, që punëdhënësit me 100 ose më shumë punonjës, duhet t’u kërkojnë atyre, që ose të vaksinohen plotësisht, ose të testohen çdo javë.
Rregulli tjetër ka të bëjë me vaksinimin e punonjësve të qendrave shëndetësore, ose përndryshe ato nuk do të përfitojnë nga programet federale, që mbulojnë me sigurime shëndetësore të moshuarit dhe banorët në nevojë, pa të ardhura të mjaftueshme.
Dy vendimet janë kundërshtuar nga një sërë shtetesh të udhëhequra nga republikanët si dhe një aleancë biznesi dhe grupesh fetare.
Çështja ka kaluar para Gjykatës së Lartë, pasi disa gjykata më të ulëta kanë dhanë vendime të ndryshme mbi këto rregulla./VOA