Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha para mediave: Që nga shtatori PD po udhëheq me nisma e aksione

schedule17:36 - 7 Janar, 2022

schedule 17:36 - 7 Janar, 2022

Ku vetëm një ditë na ndan nga protesta e thirrur nga Sali Berisha, kreu aktual i PD-së Lulzim Basha u ka kërkuar demokratëve që të mos i bashkohen, pasi sipas tij ish-kryeministri ka mobilizuar trafikantë e kriminelë.

Mes të tjerash kreu i PD-së ka hedhur akuza ndaj Berishës duke theksuar se po i përdor demokratët për arsye personale pasi u shpall “non grata” nga Shtete e Bashkuara të Amerikës. Sipas Bashës, Berisha protestën e nesërme e ka thirrur kundër demokratëve dhe kundër SHBA.



“Selia e PD s’do jetë arenë vetëgjyqësie për interesat e Berishës. Situata është e qartë. Përplasje mendimesh po, liri shprehje po, liri zgjedhjesh dhe garë, po. Përplasje nga ato që ka ndërmend Berisha nuk duhet të ketë. Demokratëve u bëj thirrje të rrijnë larg skenarëve të dhunës dhe destabilizimit të PD. Berisha po ju gënjen dhe po ju manipulon. Kërkon të përdorë demokratët. Nesër ai ka mobilizuar trafikantë dhe kriminelë për dhunë. “-tha Basha.

Basha u shpreh mes të tjerash se tashmë Partia Demokratike e ka kthyer në standard që kush shpallet non grata mund të jenë në pozicionet drejtuese në parti. Për Bashën, ish-kryeministri Sali Berisha i ka mashtruar demokratët me referendumin dhe po tenton të bunkerizojë PD.

“I kemi hequr çdo alibi Ramës për të vazhduar qeverisjen me mashtrime dhe batuta të dala boje. Do vazhdojmë, dhe do ti japim fund regjimit të Ramës. Lëvizjet e Berishës që nga shtatori kur e përjashtova, i ka dhënë oksigjen Ramës për halli ne tij që nuk e ka nga ne. Për protestën e thirrur kundër demokratëve dhe SHBA, ka një pikë ku boll është boll. I them demokratëve që kanë dashur një kuvend të jashtëzakonshëm të PD që kryesia e thirri më 18 dhjetor, në reflektim të kërkesave të tyre. Jam përpjekur të gjej zgjidhje me Berishën, por dhe për atë vetë përpjekje që dolën të pasuksesshme. E ndjej si detyrim t’ju them se Berisha ju ka mashtruar me referendumin. Në nisje për të marrë PD dhe për ta bërë bunkier antiamerikan tha se unë kam shkelur statutin. Koha tregoi se kryesia dhe Këshilli Kombëtar, dhe Kuvendi i PD më 18 dhjetor kanë vendosur t’i qëndrojnë qëndrimeve zyrtare të PD për korrupsionin dhe non gratan e SHBA. Berisha ka mashtruar dhe ka dashur t’ju bëjë për budallenj se përse është shpallur non grata. Shpallja non grata po ngrihet si stuhi në Ballkan.”-tha Basha.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!