Një nga ekspertet kryesore të imunologjisë në Itali për koronavirusin i është dhënë mbrojtje policore pasi i’u dërgua një plumb brenda një letre që kërcënonte atë dhe familjen e saj. Profesoresha mesa duket ishte në shënjestër për shkak të mbështetjes së saj për vaksinimin e fëmijëve. Shumë figura publike kanë qenë në rrezik të shtuar në disa vende evropiane këtë javë.
Disa anëtarë të parlamentit francez u kërcënuan pas një debati për një ligj për vaksinën raporton “BBC”. Të enjten në darkë, shtëpia e politikanit holandez Sigrid Kaag u godit nga një teoricien konspiracioni që tundte një pishtar dhe që e transmetoi ngjarjen drejtpërdrejt në Facebook. Disa deputetë holandez kanë akuzuar partinë e ekstremit të djathtë Forumi për Demokracinë që ka nxitur urrejtjen kundër vaksinimit dhe rregullave Covid.
I dyshuari mund të dëgjohet në video duke brohoritur parulla të ekstremit të djathtë. Një tjetër lider politik Gert-Jan Segers paralajmëroi se ky lloj kërcënimi është rezultat natyral i partisë që bën thirrje që gjykatat ose politikanët kundërshtarë të burgosen. Imunologia Viola që është drejtuesja e një instituti për kërkimin pediatrik në qytetin Padua konfirmoi në Facebook që kishte marrë një plumb dhe një letër dhe që ishte kërcënuar se do të qëllohej ajo ose familja e saj nëqoftëse nuk thoshte që ishte kundër vaksinimit të fëmijëve.
Ajo tha se këta njerëz që janë kundër vaksinës dinë vetëm të urrejnë dhe të refuzojnë logjikën. Profesoresha insistoi që do t’i japi një zë shkencës dhe që do të flasi për ata që duan të dëgjojnë. Italia filloi vaksinimin e fëmijëve nga mosha 5 vjeç deri në moshën 11 vjeç muajin e kaluar, por vaksinimi për këtë grupmoshë nuk është i detyrueshëm.
Imunologia Viola i tha agjencisë së lajmeve “Ansa” që ajo do të vazhdojë të këshillojë prindërit për vaksinimin e fëmijëve për shkak se është diçka e drejtë. / abcnews.al