Një ditë pas atentatit në Tiranë që la një të vdekur dhe katër të plagosur, drejtori i policisë së shtetit Gledis Nano zhvilloi mëngjesin e sotëm një takim me drejtuesit e qarqeve. Në fokus ishte goditja e krimit dhe zbulimi i autorëve.
Por cila është masa e parë për vitin e ri që sapo ka nisur?
Porositë e drejtorit për vartësit në qarqe ishin katër, por e treta lidhet edhe me ngjarjet e bujshme kriminale si vitin e kaluar, por edhe në atentatin pasditen e djeshme në “Bon Dosko”.
Lexo edhe: “Urgjente”, zbulohen 4 porositë e Nanos: Zbarkojnë në terren 443 policë të rinj
Nano kërkoi intensifikimin e kontrolleve në territor për bllokimin e automjeteve të vjedhura, kontrolle në varreza makinash e servise makinash ku mbahen të fshehura apo çohen makinat e vjedhura, që më pas bëhen pjesë e ngjarjeve kriminale.
Në atentate, si në rastin e djeshëm në Tiranë killerat përdorin makina të vjedhura për të humbur më pas gjurmët.
Katër porositë;
-Thellimi i veprimeve hetimore, duke bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese, me qëllim zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
-Bashkëpunim dhe koordinim më të mirë mes strukturave policore që operojnë në pikat e kalimit kufitar, ato në terren e me shërbimet inteligjente, për marrjen në kohë të informacioneve për personat me precedent kriminal që kthehen nga jashtë shtetit dhe mbajtjen nën kontroll të tyre, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.
-Intensifikimi i kontrolleve në territor, për parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, bllokimin e automjeteve të vjedhura, kontrolle në varreza makinash e servise makinash ku mbahen të fshehura apo çohen makinat e vejdhura, që më pas bëhen pjesë e ngjarjeve kriminale.
-Parandalimi i aksidenteve rrugore, duke intensifikuar kontrollet me makinën inteligjente, me radarët, mjete e paloguara, ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, duke filluar menjëherë edhe me këmbësorët që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Bilanci i atentatit në Tiranë
Viktima
Erion Çela
Të plagosur
Blerim Çela 28 vjeç i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe fytyrë, vëllai i viktimës
Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë
Azbi Selimaj 19 vjeç i dëmtuar në shpatull
Edmond Crroj 41 vjeç i plagosur në bark dhe këmbë
/ Abcnews.al