2 viktima dhe një i plagosur pas rrëzimit të helikopterit në Izrael

schedule08:38 - 4 Janar, 2022

schedule 08:38 - 4 Janar, 2022

Dy pilotë izraelitë kanë humbur jetën  dhe ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur pas rrëzimit të një helikopteri në Mesdhe, tha Shtabi i Përgjithshëm izraelit të martën në mëngjes, duke shtuar se po zhvillohen hetimet.

Helikopteri Atalef me tre anëtarë të ekuipazhit u rrëzua në det të hënën mbrëma në Haifa, një qytet i madh në Izraelin verior, sipas një deklarate të ushtrisë. Ekipet e kërkim-shpëtimit, duke përfshirë anëtarë të Marinës izraelite, kanë filluar menjëherë operacionin.

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave Ajrore izraelite, gjeneral brigade Amikam Norkin, njoftoi pezullimin e përkohshëm të të gjitha qendrave të trajnimit ajror pas aksidentit dhe udhëzoi një oficer të lartë për të hetuar “incidentin”.

Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të helikopterit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!