ABC News në Srebrenicë/Flasin nënat e mbetura gjallë

schedule13:18 - 22 Nëntor, 2017

schedule 13:18 - 22 Nëntor, 2017

Gazetari i ABC News, Idro Seferi ka vizituar familjet e mbetura në Srebrenicë pas genocidit të kryer nga ushtria serbe. Një nënë që jeton e vetme thotë se do të ishte e lumtur vetëm më vdekjen e ish-gjeneralit serb Ratko Malldiç.

Srebrenica, vendbanimi i varrezave. Këtu në luftë janë vrarë një e treta e qytetarëve, po aq kanë ikur. Gjenocidi i dha vulë të përjetshme Bosnjës, Ballkanit dhe dështimit të bashkësisë ndërkombëtre.

Fshati i varrezave Donje Potocare.

Shura Malic, jeton e vetme në katër shtëpi. Dy djemt e saj janë vrarë. Nga familja 20 viktima. Të tjerët kanë ikur. E paralizuar i bën shërbim jetës dhe si besimtare thotë se pret që kohën tía dorëzoj Zotit që e ka lënë të gjallë të përcjellë shumicën e njerëzve në banesën e fundit.

“Jetoj bukur vetëm. Ç’të bëj. Toka është e fortë kurse qielli shumë lartë. Lëkura e ime e di cfarë heq unë si një nënë në këtë fshat pa asnjë njeri. Këtu jeton një burrë dhe unë në fshat”- thotë Shura Malic, Viktimë e Gjenocidit.

Në vendin ku shumica e meshkujve u vranë ka ndodhur luftë brutale për katër vjet. Historia më e trishtë e Evropës që pas Luftës së Dytë. Askush nuk ka fituar thonë.

Camil Durakovic, ish kryetari i bashkisë, i kthyer nga Amerika ka humbur shumicën e njerëzve që ka njohur. Politika ende nuk ka shtrirë dorën e pajtimit.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet të ndryshojë qasjen. Të huajt thonë sic merreni vesh ju ne pajtohemi. Sikur të kuptoheshim ne nuk ndodhte e gjithë kjo tragjedi”- shprehet Camil Durakovic, Lëvizja “Odgovor”

Por, gjyqi për drejtësi për nënat e Srebrenicës është i vogël. Gjykata e Hagës ka dënuar shumë, por një pjesë edhe janë liruar. Vitet burg nuk janë drejtësi.

“Turp për gjykatën dhe të gjithë ato nëna edhe serbe, rome e myslimane e të gjitha që kanë ngelur pa fëmijë. Ne do të ishim të lumtur vetëm po ta vritnin Ratko Mlladic para nënave”- vijon Shura Malic.

Gjykata e Hagës e ka cilësuar si gjenocid masakrën e Srebrenicës. Vlerësimet janë për mbi tetë mijë veta të ekzekutuar brenda pak ditësh dhe varrezat aty ende hapen çdo vit./abcnews.al

 

https://youtu.be/XXQD-OzuEV8

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!