Mjeku Ilir Alimehmeti ka deklaruar se me situatën e krijuar nga Omicron masat nuk po shkojnë drejt shtrëngimit por drejt lirimit. I ftuar në “Log.” në ABC ai tha se Omicron ka hyrë gjerësisht në Shqipëri duke marrë shkas nga klinikat që shfaqin pacientët por edhe nga koha kur janë dërguar mostrat për t’u analizuar në Gjermani që konfirmuan prezencën e këtij varianti në Shqipëri.
“Kudo ku ka hyrë Omicron, Deltën e ka fshirë. A është më e lehtë? Ne flasim me gjasa. Gjasat janë 60-70% më të ulëta për të shkuarë në spital. Nëse je te pjesa tjetër atëherë ke gjasa më të mëdha për të shkuar në spital. Britania e Madhe ka 9600 persona të shtruar në spital dhe më –pak se 1/3 e kurbës së mëparshme. Nga këta një pjesë e madhe janë Delta. Shumica janë të pavaksinuar ose të vaksinuar shumë kohë më përpara. Shohim që Britania e Madhe nuk shkon drejt mbylljes. Sepse spitali ka qenë gjithmonë arsyeja pse ne vendosëm masa. Sot ne kemi 92 persona të shtruar në spital.
Muajin e kaluar ishin 170. Kur kemi këto shifra nuk të shkon mendja për mbyllje por për lirim. Çfarë shohim ne nga shtetet e tjera janë klinika shumë më të buta por si gjasë. Kjo varet gjithmonë nga personi, sa i ri është, sa kohë ka kaluar nga vaksinimi. Gjatë kurbës Delta Afrika e Jugut kishte 1600-1700 vdekje. Por që Omicron sillet më butë se Delta kjo është shumë e qartë. Por që është më e ulët për këtë nuk ka asnjë dyshim. Omicron ka hyrë gjerësisht në Shqipëri. Komiteti ka marrë përgjigjet disa ditë më parë por monstrat janë marrë në fillim të Dhjetorit”, u shpreh Alimehmeti.
Mjeku u ndal edhe në rolin e vështirë të bluzave të bardha jo vetëm në shërbim të pacientit në struktura spitalore por edhe përmes këshillave informuese mbi një pandemi që qenia njerëzore nuk e njihte më herët.
“Ne nuk jemi personazhe politike dhe nuk kemi një konsum. Ne kemi një mision. Kemi një edukim shëndetësor shumë të dobët në Shqipëri. Këtu duhet të ndërhyjmë. Fatmirësisht ju kësaj here na latë edhe hapësirë. Në përgjithësi mjekësia nuk përbën lajm. Ne punuam më shumë orë por nuk mund të quhen konsum. Brezat ndryshojnë. Ajo që ne kemi mision është se shpresojmë të bëhemi më të mirë. Ta marrësh eksperiencën 60 vjeç është si ai krehëri që ta jep jeta kur të kanë rënë flokët.
Shpresoj që pranvera që vjen të na gjejë jashtë fazës akute. Ne shpresojmë që kjo situatë të jetë sa më e lehtë e mundshme. Do donim të mos kishim të drejtë në ndonjë rast. Jemi në një darë dhe duam të dalim. Ka shumë gjasa që pranvera që vjen na gjen jashtë”, tha ai. m.v/Abcnews.al