Ish-deputeti Sherefedin Shehu deklaroi në “Log.” në ABC se një çift i ri në Shqipëri nuk mund të mbajë familjen. Ai theksoi se paga reale ka rënë sepse çmimet janë rritur. Ndalur tek kriza energjetike, Shehu tha se rritja e çmimeve do të reflektohet në çmimin e mallrave.
“Problemi është pse nuk rrimë në Shqipëri. Imagjino 300 mijë lekë rrogë një çift i ri të mbajë familjen. Paga reale ka rënë sepse janë rritur çmimet. Edhe skema e pensioneve është në rrezik. Për shumicën e pensionistëve është lëmoshë. Rritja e energjisë do reflektohet në çmimin e mallrave. Çmimet e aluminit për shembull pritet të dyfishohen”, tha ai.
Analisti Lorenc Vangjeli foli për efektet e krizës energjetike. Ai theksoi se rindërtimi nuk mund të mbyllet në pranverë ashtu sikurse është premtuar nga qeveria.
“Kur bie tërmet e pësojnë gradaçelat, ndërtesat e larta. Te qerpiçi ynë, këto nuk parandjehen. Duke pasur parasysh dy kriteret, uljen e humbjeve në rrjet dhe uljen e vjedhjeve të këtij malli. Për rindërtimin e nuk e besoj se do të përfundojë në pranverë. Ajo që po bëjnë me rindërtimin është diçka. Rama del që unë dhe qeveria ime po ndërtojmë. Ndërkohë që është një shoqëri që qëndron pas saj”, tha Vangjeli.
Gazetari Endri Xhafo pyeti të ftuarit në lidhje me përfundimin e pandemisë së COVID brenda vitit 2022.
Sherefedin Shehu: Besoj se po, për shkak të cikleve
Neritan Alibali: Ka mendime të ndryshme. Që koronavirusi do të bashkëjetojë me ne
Lorenc Vangjeli: Kam lexuar para disa ditësh që gripet sezonale po dominojnë. Ky është lajm i mirë sepse tregon se dobësohet koronavirusi.
m.v/Abcnews.al